Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar (NHS) ka kërkuar nga 65,000 infermierë dhe mjekë që kanë dalë në pension gjatë 3-viteve të fundit të kthehen dhe të ndihmojnë për të trajtuar “kërcënimin më të madh global për shëndetin” gjatë një shekulli.
Personeli mjekësor me aftësi dhe përvojë të azhurnuar, përfshirë pensionistët, do të anketohen se çfarë shërbimi do të mund të mbulojnë.
Ata që bashkohen me “ushtrinë NHS” do t’u jepet një induksion i plotë dhe trajnim në internet për të ndihmuar pjesën tjetër të stafit mjekësor.
“Ndërsa shërbimi shëndetësor është i gatshëm të merret me kërcënimin më të madh global për shëndetin në historinë e tij, mesazhi im për ish kolegët është ‘NHS ka nevojë për ju”, tha Ruth May, zyrtari kryesor i infermierisë për Anglinë.
Studentëve të vitit të fundit të mjekësisë dhe infermierëve studentorë po u ofrohet gjithashtu mundësia për të marrë role të përkohshme me pagë të plotë për të rritur kapacitetin e vijës së parë deklaroi agjensia.
Masa të ngjashme janë duke u zbatuar edhe në vendet e tjera të Evropës./abcnew.al