Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kemi muzikën që të mos vdesim”, me këtë lajtmotiv kujtohet Pjetër Gaci

schedule22:18 - 31 Mars, 2021

schedule 22:18 - 31 Mars, 2021

Nga Leontina Nika

“Kemi muzikën, që të mos vdesim” ky lajtmotiv qiellor bashkon në Akademinë e Shkencave artistë, studiues, e muzikantë në 90 vjetorin e lindjes së instrumentistin virtuoz dhe kompozitorin Pjetër Gaci.

Tirana, për bashkëshorten e tij ruse Tamara Gaci, e cila ka ardhur nga  Shkodra  është stacion i rëndësishëm.

“Në Tiranë këna fillu jetën tonë si bashkëshortë. Rrugën e krijimtarisë. Nuk është të kalosh fushë me lule. Ka gëzime, trishtime, suksese, dështime, gjithçka. Në Tiranë kam përjetu gjithçka.”

Kjo ditë e cila bashkon lindjen dhe vdekjen fizike të Pjetër Gacit ajo e përjeton në dyzim mes gëzimit e mallëngjimit.

“Kur jam vetëm, jam e trishtuar. Kur jam në kallaballëk jam më entuziaste dhe marr më krenari që jam bashkëshortja e Pjetër Gacit.”

Muzikologu Vaso Tole, krijmtarin e Pjeter Gacit e sheh në pazull me kompozitorët e tjerë shkodranë, por e veçon për koncertin e parë simfonik.

Koordinatori i këtij projekti, Stefan Çapaliku e cilëson si Verdi  shqiptar. Nga ana tjetër nënvizon domosdoshmërinë e veprimtarive të tilla të cilat  duhen dokumentuar  mes të shkuarës dhe të sotmes, siç u bë në këtë rast me këtë botim.

Por, pengu i bashkëshortes është ky.

“Nuk mundem vdek pa e sistemu veprat që i ka lënë pas vetit.”

Prirja kryesore në krijimtarinë e  Pjetër Gacit ishte  muzika vokale, në të cilën ka lënë shembuj të paharruar veprash që nga kënga e deri tek opera, si opera “Toka jonë”, “Përtej mjegullës”, kantata “O moj Shqipni, e mjera Shqipni”, apo “Për ty Atdhe”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!