“Kemi mbështetur protestën e demokratëve”, Brahimllari për Reformën Zgjedhorën: Jemi në një linjë me opozitën e bashkuar

schedule13:50 - 27 Mars, 2024

schedule 13:50 - 27 Mars, 2024

Sekretari i Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari ka thënë në “Tirana Live” se Partia e Lirisë ka mbështetur protestën e opozitës, pavarësisht se kryetari Ilir Meta nuk ishte pjesëmarrës, pasi ndodhej në një takim jashtë vendit.

“Qendrimi i Partia e Lirisë ka qenë i qartë përsa i përket mbështetjes opozitare, jemi vendosur në luftë me qeverisjen. Është e qartë që jemi kundër pushtetit të Edi Ramës.

Ne kemi njohur gjithmonë institucionin e parlamentit, kemi bërë debat brenda në parlament, kemi mbështetur protestën e opozitës, nuk ka marr pjesë zoti meta se ka qene me një angazhim jashtë vendit të vendosur muaj më parë, ndërkohë anëtarët e tjerë kanë qene.

Ne kemi propozuar amendamente dhe kryetari ka mbështetur qytetarët. Një nga pikat e partisë është besnikëria e saj ndaj qytetarëve”.

Sa i përket Reformës Zgjedhore, ai tha: “Në politikë veprohet me fakt konkret, fakti i përfaqësimit të zonjës Xhixho në këtë komision tregon që ne jemi një në këtë aksion opozitar në këtë drejtim.

Kjo tregon qartazi që ne jemi në një linjë me opozitën e bashkuar, për të krijuar shanset dhe mundësitë që opozita të jetë një mundësi për të qeverisur vendin”.  

Më tej, Brahimllari u ndal dhe te qendrimi i Partisë së Lirisë ndaj SPAK:

“Ne kemi qendrimin tonë përsa i përket SPAK. Në gjykimin tonë të ndershëm ka prokurorë brenda asaj strukture që janë të ndershëm, ashtu sicc ka prokurorë që mund të kenë ndikime politike, por SPAK ka ende punë për të bërë për të krijuar një besueshmëri te qytetarët”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!