Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kemi litarin në fyt”, Grida Duma: PD me planin e Bashës synon shpëtim e biznesit

schedule17:04 - 18 Shkurt, 2021

schedule 17:04 - 18 Shkurt, 2021

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike, për Kavajën e Rrogozhinën, Grida Duma zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të vogël në këtë qytet.

Duma u njoh nga afër me problematikat e tyre, të cilët shprehën revoltë për qeverisjen Rama.

Përfaqësuesit e biznesit deklaruan se problemet fillojnë nga taksat e larta e deri tek rënia e konsumit,duke shtuar se mungon vëmendja e pushtetit vendor për ti mbështetur.

“Kemi litarin në fyt”, u shprehën përfaqësuesit e biznesit, ndërsa theksuan se janë në limitet e mbijetesës, për pasojë janë duke rrezikuar falimentimin duke lënë qindra familje pa bukën e gojës.

Më tej drejtuesja politike e PD-së, i tha përfaqësuesve të biznesit se Partia Demokratike dhe zoti Basha, me planin e tyre qeverisës synojnë shpëtimin e biznesit dhe frenimin e krizës së ekonomisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!