Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka folur sërish për situatën e Paolo Dybala, me argjentinasin që ende nuk ka rinovuar. Bisedimet për rinovimin e kontratës ka disa javë që kanë nisur, por nuk po arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët.
Ylli argjentinas ka kërkesa të larta sa i takon pagës sezonale, ndërsa Paratici ka pranuar se nuk do të jetë problem kjo pjesë: “Jemi shumë të lumtur me Paolo Dybalan. Ai është numri 10 i joni, kemi investuar shumë para për të. Shpresojmë të bëhet Lionel Messi i Juventusit”, tha Paratici mes të tjerash./abcnews.al
? Fabio Paratici, Juventus’ sporting director:
“We are very happy with Paulo Dybala.
“He’s our number 10, we invested heavily in him and we hope he can be Juventus’ Lionel Messi.” ⚫️⚪️ pic.twitter.com/EB6rShoJ4L
— Goal (@goal) February 13, 2020