Italia do të luajë ndeshje të rëndësishme në muajin qershor, pasi do të kërkojë të paraqitet sa më mirë në Nations League.
Për ndeshjet që skuadra “Azzurre” do të luajë ka dalë në konferencë për shtyp edhe trajneri Roberto Mancini, i cili ka prekur disa ccështje, nga grumbullimi deri te lamtumira e Chiellinit.
Grumbullimi- “Tre ditët kanë qenë të mira, kemi parë më shumë se 50 lojtarë dhe të gjithë janë treguar të zotë dhe me të ardhme të madhe përpara. Të shpresojmë se do të kenë mundësinë për të luajtur”.
Mungesa në Botëror- “Nëse marrim në konsideratë aftësitë teknike, duhet të kishim shkuar në Kupën e Botës menjëherë pas fazës së grupeve që zhvilluam. Megjithatë, disa episode peshuan shumë, si në rastin me Maqedoninë ku ndodhën shumë episode negative dhe më pas ata shënuan në minutën e 92-të”.
Fitorja e Romës në Conefernce League- “Është e rëndësishme për futbollin italian dhe për ne, sepse lojtarët tanë luajnë ndeshje të rëndësishme. Megjithatë, është e qartë se distancat me atë që luan në Champions janë të rëndësishme”.
Nations League- “Është grupi më i vështirë. Anglia dhe Gjermania janë ekipe të forta dhe Hungari që trajnohet nga një trajner italian do të jetë e vështirë për t’u përballur”.
Do të jetë një eksperiment- “Kur isha i ri ne grumbulloheshim të paktën një herë në muaj dhe besoj se kjo gjë mund të ndodhë sërish. Ne kemi ndjekur 52 djem dhe disa prej tyre ishin lojtarë që nuk i njihnim. Disa ishin shumë të mirë dhe nuk e kuptoj si është e mundur që nuk luajnë në Serie A? Per ne do të ishte shumë e dobishme”.
A e ke menduar lamtumirën nga Kombëtarja- “Ndonjëherë edhe mund ta mendoj. Më pas kombëtarja është shumë e rëndësishme dhe kënaqësia është shumë e madhe, diçka që ja vlen të presësh. Kur fiton me Kombëtaren është diçka totalisht e ndryshme, më pas në jetë kurrë mos thuaj kurrë”.
Chiellini- “Nuk jam përpjekur ta bind që të qëndrojë. Ai ka bërë zgjedhjen e tij. Unë do ta falenderoj edhe njëherë, por është e drejta e tij që të zgjedhë rrugën që dëshiron”. /f.a/abcnews.al