“Besim te institucionet e drejtësisë”, ambasadori i BE: Të vazhdojë lufta ndaj korrupsionit

schedule10:44 - 13 Prill, 2024

schedule 10:44 - 13 Prill, 2024

Reforma në Drejtësi është e vetmja rrugë për integruar Shqipërinë drejt Bashkimit Europian duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Për Ambasadorin e bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzata, reforma në drejtësi ia ka arritur qëllimit duke rritur besimin tek qytetarët, por lufta ndaj krimit e korrupsionit duhet të vijojë.

Reforma që u ndërmor në vitin 2016 është një reformë që jo vetëm garanton pavarësinë e sistemit të drejtësisë, por siguron që edhe sistemi i drejtësisë të jetë i përgjegjshëm ndaj qytetarëve, sepse qëllimi i reformës ishte pikërisht ai që t’u jepte njerëzve besim, besim te institucioni, besimi veçanërisht te drejtësia e Shqipërisë”

Ambasadori i BE tregoi mbështetje për strukturën e posaçme dhe luftën ndaj krimit të organizuar por veçanërisht ndaj korrupsionit të zyrtarëve të nivelit të lartë.

Mendoj se është shumë e rëndësishme që, institucioni i posaçëm që u krijua pikërisht për t’u marrë me rastet e nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, tani po sjell disa rezultate. Nëse Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, është e qartë rruga që duhet ndjekur”.

Në lidhje me sulmet politike në drejtim të institucioneve të drejtësisë, Gonzato u shpreh se tashmë SPAK është i pavaruar dhe më shumë rezistent ndaj presioneve.

Unë i diskutova këto gjëra edhe me z. Dumani dhe ai është i bindur, që po bën punën e tij dhe mendoj se duhet të qëndrojë i qetë dhe të vazhdojë. A ka presion nga politika? Nuk më takon mua ta them, por ai nuk duket se ishte i shqetësuar për këtë”.

Vlerësim të lartë për strukturën Anti-Korrupsion shprehu në Kuvend, edhe kryesuesja e Prezencës së OSBE në Tiranë, Clarisse Pasztory (KLARIS PASTORI), duke përmendur goditjet në nivel të lartë politikanësh.

SPAK është dhoma speciale kundër korupsionit,. Ka një debat shumë aktiv, pozitiv lidhur me spak në shqipëri. Në shqipëri ka pasur shumë figura në nivelit të lartë që janë pjesë e hetimeve të SPAK, mendoj se është dicka e radhë që një insitucioni ka vullnetin dhe është iaftë që të hetojë figura kaq të larta e të aplikojnë drejtinë, pavarësisht pozicioneve të larta”.

Në Kuvend këtë të shtunë u zhvilluan punimet e  Forumit Ndërparlamentar i Evropes Juglindore të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së”, ku morën pjesë përfaqësues nga rajoni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!