Mes të rikthyerve në Partinë Demokratike ka qenë edhe Rudina Hajdari. Kjo e fundit e pranishme në Kuvendin Kombëtarë të PD-së, ka mbajtur edhe një fjalim të gjatë.
Ish-deputetja Hajdari tha se që e vogël ishte rritur nga babai i saj me përfytyrimin se si duhej të ishte PD-ja.
“Jap fjalën time para delegatëve të PD. Edhe para se të përjashtohem. Ish kryetari i emëruar nuk më lejoi të flisja. Sot kam privilegjin që të flas para delegatëve.”
“PD është partia më e bukur në botë për mua. Ai përfytyrim më motivon. Në 30 vite PD ka bërë shumë për vendin lëvizim lirshëm në BE dhe jemi pjesë e NATO.”
“Kemi bërë disa gabime që duhet t’i korrigjojmë sa më parë. Ndryshimet kushtetuese të 2008 kanë qenë të gabuara. U hoqëm qytetarëve fuqinë dhe mbyllëm listat. U bojkotua Kuvendi, zgjedhjet lokale dhe solli krizë të thellë brenda PD. Kjo krizë i ka rrënjët për të zëvendësuar demokracinë. Duhet ta shndërrojmë PD në një forcë të madhe opozitare” tha Hajdari.
/abcnews.al/