Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kemi bërë 15 marrëveshje për pensionet”, Rama-komentueses: Jemi duke negociuar me qeverinë greke, por është e vështirë

schedule09:15 - 25 Shkurt, 2025

schedule 09:15 - 25 Shkurt, 2025

Kryeministri Edi Rama thotë se deri më tani janë arritur 15 marrëveshje për pensionet me vendet ku jetojnë shqiptarë. Duke iu përgjigjur një komentuesje në komunikimin live në Facebook, kreu i qeverisë u shpreh se po punohet për të arritur një marrëveshje edhe me qeverinë greke, por është e vështirë.

“Pensionet janë një sistem sigurimesh shoqërore. Mesa kuptoj unë zonjë ju shkruani nga Greqia. Keni shkuar atje mbase në vitet ‘90 ose më vonë por jeni atje, keni punuar atje me siguri dhe nuk keni paguar asgjë në sistemin e sigurimeve shoqërore të Shqipërisë. Si ju janë qindra mijëra të tjerë. Si gjenden këto para që t’ju jepet të gjithëve pensioni që do të dëshironin? Ama nga ana tjetër nuk kemi ndenjur duarkryq por kemi bërë 15 marrëveshje për pensionet me vendet ku janë shqiptarë, dhe jemi duke negociuar me qeverinë greke, që është marrëveshja më e vështirë.

Dy ishin të vështira, Italia. Bëhen shumë më shpejt gjërat këtu se në vendet e BE se sa kohë u bë që është firmosur marrëveshja me Italinë, ka shkuar në parlament, është një histori burokracie dhe procedurash. Vendet më të zhvilluara kanë më shumë burokraci, kështu që duke bërë marrëveshjet me Italinë kemi garantuar se vitet e punës së pensionistëve shqiptarë në Itali njihen. Shumë herë mirë dhe nganjëherë keq, kjo qeveri dhe unë në krye të saj jemi këtu për të bërë një detyrë. Nuk jam këtu për të dëgjuar gjithëfarëlloj llafesh dhe për të gëlltitur poshtërsitë dhe sulmet ndaj meje, familjes, njerëzve me të cilët punoj sepse jam në një mision.”, tha Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!