“Kemi 12 lojtarë të dëmtuar”, Pochettino: Kemi besim, duhet të vazhdojmë të jemi optimist

schedule10:56 - 18 Shtator, 2023

schedule 10:56 - 18 Shtator, 2023

Që prej sezonit të shkuar, “blutë” e Chelsea janë të kapluar nga një krizë e thellë rezultatesh, krizë që nuk mundi ta kalonte as tekniku Maurizio Pochettino, teksa deri më tani “londinezët” kanë arritur të sigurojnë vetëm 5 pikë në 5 sfidat e para të Premier League.

Për mediat, pas barazimit të fundit ndaj Bournemouth, tekniku argjentinas u shpreh se pavarësisht rezultateve, nuk do të ndryshojë mënyrën e punës e të lojës, teksa shprehet më tej se skuadra është “penalizuar” jo pak nga dëmtimet e shumta të lojtarëve.

“Mendoj se tifozët e dinë që nëse investoni shumë para, atëherë ka pritshmëri. Nëse nuk fiton, është normale që tifozët të mos jenë të lumtur. Ajo që mund t’u them tifozëve janë rrethanat, të cilat ne nuk mund t’i ndryshojmë. Ka shumë lojtarë të padisponueshëm.

Ne kemi besim të jashtëzakonshëm, por fat të keq, sepse kemi 12 lojtarë të lënduar, plus më pas Cucurella, Madueke dhe Caicedo sot. A do të qaj apo do të ankohem? Jo. Më duhet ta pranoj këtë sfidë dhe të vazhdoj të jem pozitiv. Ne nuk do të ndryshojmë mënyrën se si do t’i bëjmë gjërat”,- u shpreh tekniku argjentinas.

Ndërkaq, kutjojmë se pas një sërë mungesash të rëndësishme si Armando Broja, Reece James, Christopher Nkunku e Romeo Lavia, tashmë “blutë” duhet të vuajnë dhe mungesat e Marc Cucurella, Noni Madueke e Moises Caicedo. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!