“Këmbëzbathur në park”, hulumtim drejt kuptimit të lumturisë

schedule17:02 - 30 Nëntor, 2018

schedule 17:02 - 30 Nëntor, 2018

Regjisori Lorin Terezi sjell premierë në Arturbina komedinë “Këmbëzbathur në park” të dramaturgut Neil Simon. Në qendër të veprës janë marrëdhëniet në çift.  Regjisori përmes kësaj pjese ka hulumtuar mbi kuptimin e vertetë të lumturisë dhe bashkëjetesës.

Komedia “Këmbëzbathur në park” i Neilon Simon, megjithëse ka prekur skenën për herë të parë në vitin 1963  regjisorët në skena të ndryshme të botës vazhdojnë të eksplorojnë rreth saj. Regjisori Lorin Terezi e sjell për herë të  parë për publikun kryeqytets në Arturbina. Mesazhet e kësaj vepre janë sociale. Ato trajtojnë marrëdhëniet në çift dhe  arsyet që çojnë në divorce, një problem social edhe i shoqërisë së sotme.

Në këtë pjesë vijnë dy çifte në mosha të ndryshme për të parë edhe diferencat ne karaktere. Dashuria e vrullshme dhe pasionante e çiftit të sapomartuar Kori dhe Pol vihet në pikëpyetje teksa ata duhet të përballen me problemet e përditshmërisë. Shfaqja do të jetë  me datat 1 dhe 2 në Arturbina./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!