Kelmend Balili kërkon gjykim të shkurtuar

schedule15:06 - 25 Janar, 2019

schedule 15:06 - 25 Janar, 2019

Kelment Balili kërkon gjykim të shkurtuar. Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi kalimin për gjykim të dosjes hetimore për Balilin. Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar droge. Kelment Balili, i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”, ka kërkuar gjykim të shkurtuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Në një seancë paraprake me dyert të mbyllura, te zhvilluar me gjyqtaren Miliana Muça avokati i Balilit, Theodhori Sollaku dorëzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar.

Gjyqtarja kërkoi pranine e të pandehurit në Gjykatë duke iu referuar ndryshimeve që ka pësuar Kodi i Procedurës Penale, pasi në mungesë të tij kërkesa për gjykim të shkurtuar nuk merret parasysh.

Ndërkohë Gjykata për Krime të Rënda vendosi që të kalojë në gjykim dosjen hetimore për Kelment Balilin, ndërsa për kërkesën e tij do të shprehet në gjyqin e themelit.

Prokuroria i adreson katër akuza Klemnd Balilit ku më e rënda është ajo e “Trafikimit të lëndëve narkotike”, i kryer në bashkëpunimi në formën e grupit të strukturuar kriminal. Balili i kundërshton akuzat nëpërmjet avokatit të tij me pretendimin se nuk ka kryer asnjë vepër penale, dhe se nuk ka lidhje me trafikun e drogës. Nga ana tjetër, organi i akuzës, iu referohet hetimeve greke që e ekspozojnë Klement Balilin si njeriun që trafikoi 678 kilogramë kanabis, një ngarkesë që u kalua nga brigjet e Sarandës më 5 maj të vitit 2016.

Nga përgjimet telefonike, hetuesit kane arritur ne perfundimin se nje person , qe sipas tyre eshte Klement Balili, komunikon me dy skafistët, duke iu treguar se në ishullin Zakinthos i priste Jorgos Alifantis./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!