Kelly Rowland rrëfen vështirësitë e të jetuarit nën hijen e Beyonce: Po torturoja veten time

schedule13:07 - 17 Korrik, 2020

schedule 13:07 - 17 Korrik, 2020

Kelly Rowland ka rrëfyer disa detaje nga jeta e saj kur ishte pjesë e grupit të famshëm “Destiny’s Child”. Këngëtarja rrëfeu se si ishte të jetonte nën hijen e Beyonces në kohën që ata ishin pjesëtare të grupit të famshëm.

Teksa njëri prej konkurrentëve në “The Voice of Australia”, Chris Sebastian po rrëfente përvojën e tij dhe vështirësinë për të krijuar një identitet të vetin nga vëllai i tij, këngëtari australian Guy Sebastian, Rowland pranoi se ka vuajtur nga i njëjti problem, shkruan abcnews.al.

E di këtë ndjenjë. E imagjinoni dot se si është të jesh në një grup me Beyonce? Unë thjesht po torturoja veten time.”, tha këngëtarja. Rowland tha se të qenit në një grup me një person aq të suksesshëm sa Beyonce, ka vënë shpesh në pikëpyetje zgjedhjet e saj.

 (LR) Kelly Rowland, Beyoncé dhe Michelle Williams performojnë gjatë shfaqjes së pjesës së fundit të Pepsi Super Bowl XLVII në Mercedes-Benz Superdome në 3 shkurt 2013 në New Orleans.

“E torturoja veten time: Nuk mund ta vesh këtë fustan sepse do të thonë se dukem si Beyonce. Ose nuk mund të bëj një këngë të tillë pasi tingëllon shumë si Beyonce. Do të krahasohesha gjithsesi.”, rrëfeu ndër të tjera këngëtarja. /abcnews.al/

Beyoncé Celebrates the 20th Anniversary of Destiny's Child Debut ...

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!