Belind Këlliçi është kandidati i parë brenda opozitës që hyn në procesin e primareve dhe është gati të lërë mandatin e deputetit për të garuar përballë Velajt.
Ambicien për të garuar në procesin e primareve brenda PD gjithashtu e ka shprehur edhe mjeku Ilir Alimehmeti, ish-deputeti Gert Bogdani dhe aktori Julian Deda.
Por a është një kandidaturë politike si e Këlliçit më e avantazhuar në Tiranë në raport me dikë nga shoqëria civile apo jo politikisht aktiv?
Deputeti tha se një model si kryebashkiaku Veliaj, tërësisht politik, duhet të ketë përballë një figurë politike.
Këlliçi: Një model si Erion Veliaj përballë, tërësisht politik, që në fakt tentoi të hynte si pjesë e shoqërisë civile dhe u fut në PS, ne duhet t’i përballemi politikisht. Kjo është një betejë politike. Gjykoj se kushdo që pretendon se përballja me Veliajn nuk është politike, nuk është i sinqertë.
/Abcnews.al/