Këlliçi premton ujë …jo 24 orë: Kryeqyteti do ketë ujë mesatarisht 14 orë në ditë

schedule12:32 - 29 Prill, 2023

schedule 12:32 - 29 Prill, 2023

Për ujin e pijshëm, një problem jo lehtë i zgjidhshëm për Tiranën, foli kandidati i Koalicionit Bashkë Fitojmë, Belind Këlliçi.  Jo 24 orë por mesatarisht 14 orë ujë në xhezmat e kryeqytetasve, premtoi Këllici, nëze zgjidhet në krye të bashkisë.

 “Për ujin e pishëm, ta përmenda vet, është një problem që nuk e keni vetëm ju. Dhe prandaj po ta them dhe një herë që padiskutim do të ndërhyjmë për ta zgjidhur këtë çështje. Nuk ju premtoj 24 orë ujë të pijshëm. Por po të them, minimalisht me pas 14 orë ujë të pijshëm në ditë, të rregullta me orare të përcaktuara, bëhet. Stacioni do të vijë këtu në kufij ku ju duhet juve dhe ku ju shërben juve. Në mënyrë të padiskutueshme është gjëja më e lehtë në botë. Dhe kopshtet dhe një çerdhe patjetër që do ta sistemojmë, do ta ndërtojmë sepse ka territor kjo njësi”

Në këtë zonë banorët kanë shqetësim prishjet e banesave për shkak të projekteve infrastrukturore. Ai garantoi banorët se të gjithë do të dëmshpërblehen, ata me dokumente dhe ata pa dokumente pronësie.

“Pa diskutim të gjithë rastet do të trajtohen një për një, siç kemi thënë tek “5 Maji”, do të dëmshpërblehen me vlerën e tregut. Do trajtohen të gjitha atyre që u preket shtëpia. Edhe ata me dokumenta edhe ata pa dokumenta do trajtohen do të gjejnë të gjithë zgjidhje.  Dhe ndërkohë që ne do t’i japim dy zgjidhje: Ose do të marrin metrat aty ku ishin në një godinë afër kur të ndërtohen godinat, sa metra kanë pasur, ose do të dëmshpërblehen me vlerë tregu, por pa i trajtuar nuk i lëmë. Por derisa të bëhet projekti, do të marrin bonus qiraje padiskutim”

Rrugët e amortizuara ishin një tjetër shqetësim i banorëve, për të cilët kërkuan ndërhyrje nga bashkia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!