“Këlliçi premtoi transport publik falas”, Bejko: As ai nuk e beson dot

schedule12:46 - 27 Mars, 2023

schedule 12:46 - 27 Mars, 2023

Kandiati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko e sheh si të parealizueshëm premtimin e kandidatit të foltores, Belind Këlliçi për transportin publik falas.

Në një intervistë për ABC News, Bejko u shpreh se Shqipëria nuk i ka mundësitë ekonomike për ta bërë realitet një premtim të tillë.

Sipas Bejkos, as vetë Këlliçi nuk e beson atë që ka thënë.

“Ndonjëherë, është mirë që krizës apo besimit të qytetarëve të mos i hidhet një shurup i tillë përsipër për t’i ëmbëlsuar ata dhe për t’u bërë i pëlqyeshëm. Jo çdo premtim populist është i realizuar, sepse nesër do të ballafaqohen me qytetarët dhe me vështirësitë. Kemi dëgjuar premtime të tilla të bujshme, plot në Shqipëri. Kush është në hall, bën premtime të cilat edhe vetë nuk e beson dot. Nëse i beson, nuk është në realitet, por në një botë tjetër. Shqipëria është në kushte të tilla që nuk ka fuqi të lartë ekonomike për të pasur një sufiçit të tillë që të krijosh kushte dhe lehtësira të tilla sociale. Është mirë që të jenë këto politika, Shqipëria i ka pasur mundësitë, por politikanët e kanë vjedhur. Prandaj kemi një Tiranë kaotike, me kosto shumë të lartë, me ndotje shumë të lartë mjedisi”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!