Këlliçi përplaset me Llatjan: Bëni avokatinë e një afere kaq të madhe, një ministër është në burg

schedule16:31 - 16 Shkurt, 2022

schedule 16:31 - 16 Shkurt, 2022

Po zhvillohet me debate të forma mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, teksa është thirrur për të dëshmuar kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja.

Kryebashkiaku është përplasur me deputetin e Partisë Demokratike, Belind Këlliçin, pasin ky i fundit i kërkoi të mos bënte avokatinë e një afere kaq të madhe.

Lexo edhe: “Plas” te “Inceneratorët”, deputeti i PS: Po bullizon kolegët, s’të shkon për shtat. Tabaku: Patetike

Pjesë nga debati:

Belind Këlliçi: Jeni ju në dijeni se një ministër është në burg për këtë kontratë

Gledjan Llatja: Ky është një fakt i njohur publikisht. Nuk është diçka që duhet ta di unë. E di gjithë bota këtë. Është njohur publikisht

Belind Këlliçi: Jeni në dijeni se anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave sot kanë qenë në SPAK?

Gledjan Llatja: Për Elbasanin kanë qenë ditë përpara

Belind Këlliçi: Duhet të keni kurajo të jashtëzakonshme të bëni avokatinë e kësaj afere që ka çuar një ministër në burg. Është e faktuar botërisht që kjo është një aferë korruptive. Për moshën që keni më bën shumë përshtypje qasja juaj sot.

Gledjan Llatja: Pjesa e vlerësimit individual. Është një gjë sot aty në Elbasan, impianti i trajtimit të mbetjeve. Unë di të them atë që kam parë vetë. Unë jam avokat me licensë dhe avokat i vetes në këtë moment.

Jorida Tabaku: Mos iu drejtoni deputetëve ngriti një shqetësim të drejtë.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!