Këlliçi: Kapëm makinën me ushqime në Vaqarr, zyrtarët e PS u larguan menjëherë

schedule18:01 - 21 Prill, 2021

schedule 18:01 - 21 Prill, 2021

Kandidati i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka denoncuar tentativën e perfaqësuesve të Njësisë Administrarive Vaqarr për të shpërndare ushqime në këmbim të votave.

Këlliçi shprehet se janë sinjalizuar nga banorët për këtë që po ndodhte, ndërsa shpjegon se personat që ishin në makinë janë larguar menjëherë. Demokrati thotë se makina është e Njësisë Administrative.

“Kemi ndaluar mbrëmë në orën 12:30 në Mënik kryetari e njësisë së Pezës që bënte fushatë ne mesnatës. Sot jemi këtu në komunën e Vaqarrit, ku kjo makinë është kapur duke shpërndarë ndihma. Është makinë e komunës së Vaqarrit, këtu ka qenë djali i xhaxhait të kryetarit të komunës, Gentjan Myrtos një hajduti pronash. Këtu ka një procesverbal për ushqimet që janë dhënë nga kateringu. Aty është fletëpalosja e PS, aty ka zarf të mbyllur. po presim që të vijë edhe prokurori i gatshëm. Sapo kam komunikuar. Janë banorët që kanë sinjalizuar që po shpërndahen ndihma. Kam kontaktuar edhe shefin e komisariatit për këtë shkelje, që janë zyrtarë të komunës së Vaqarrit. Personat që janë kapur, kanë mbyllur makinën dhe kanë ikur. Jemi në pritje të prokurorit. Kemi ditë të tëra që kemi sinjalizime për shpërndarje ndihmash,” tha ai. g.v/abcnews.al