Këlliçi: 4934 delegatë në Kuvend, plotësohet kuorumi për vendimmarrje

schedule12:12 - 11 Dhjetor, 2021

schedule 12:12 - 11 Dhjetor, 2021

Kryetari i Komisionit për punimet e Kuvendit të Berishës Belind Këlliçi deklaroi se janë 7646 delegatë që kanë firmosur për thirrjen e tij. Këlliçi deklaroi se sot të pranishëm në Kuvend janë 4934 delegatë. Ai u shpreh se numri është më i madhe se kuorumi i kërkuar.

“Në lidhje me numrin e thirrjeve që kanë kërkuar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar nevojitet ¼ për të thirrur Kuvendin. Numri total është 7646. ¼ është 1913 firma delegatësh. Sekretariati teknik më njofton se 4200 formularët e dorëzuar me firma janë të pranishëm në kuvend.

Numri i delegatëve që kanë thirrur Kuvendin, në zbatim të statutit deklaroj se ky kuvend është i thirrur ligjërisht sipas statutit të Kuvendit të Partisë Demokratike. Numri i delegatëve që janë paraqitur sot 4934 delegatë. Duke qenë se numri është më i madh, deklaroj se Kuvendi ka kuorumin e ligjshëm sipas statutit të PD dhe ka aftësi të plotë vendimmarrje nga ky çast. Pranë sekretariatit teknik janë paraqitur dy kërkesa që kërkojnë vendimmarrje nga kuvendi”, tha ai. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!