Kel Demi: I vetmi ereksion i Ramës, kontrolli dhe mbyllja pa argumente e qytetarëve në shtëpi

schedule11:51 - 11 Nëntor, 2020

schedule 11:51 - 11 Nëntor, 2020

Gazetari Enkel Demi ka deklaruar në emisionin ‘ABC e Mëngjesit’ se i vetmi ereksion i kryeministrit Edi Rama është kontrolli dhe mbyllja pa argumente e qytetarëve në shtëpi.

Sipas Demit, Rama vendos për fatin e maskës, për naftëtarët e Ballshit, për gjithçka dhe në bazë të humorit të tij, shqiptarët rrotullohen rreth tij.

LEXO EDHE: Vendimi për mbylljen me orare zgjon debate: Masat vetëm në darkë janë kot

“Edhe në qoftë se kjo do të bëhej taskative, duhej shpjeguar ashtu siç thotë Genci. Këtu ka ardh Skënder Brataj na e ka shpjeguar dhe kemi thënë okay për mbajtjen e maskës. Po jo ky të krenohet që po gjobit njerëz. Ky vendos për fatin e maskës, ky vendos për naftëtarët e Ballshit, ky vendos për gjithçka dhe në bazë të humorit të tij, ne rrotullohemi rreth tij. Edhe ky është ereksioni i vetëm që mund të arrijë ky, sepse duket që është deficient ndaj ereksioneve të tjera. Se nuk ka mundësi që ky të ndjejë një ndjenjë superiore vetëm e vetëm prej kësaj”, u shpreh ai. l.k/abcnews.al