Pas ribashkimit, Keisi zbulon planet e martesës me Stresin

schedule08:41 - 9 Gusht, 2020

schedule 08:41 - 9 Gusht, 2020

Stresi dhe Keisi kanë qenë në fokus të mediave kohët e fundit, për shkak të spekulimeve se dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre. Por, ishte Stresi ai që hodhi poshtë këto lajme, teksa publikoi pak kohë më parë një foto ku shihej krah Keisit, ndërsa shkruante: “Gruaja më e mirë në botë që më bon krenar.”

Mirëpo, së fundmi ka qenë Keisi ajo që ka folur në lidhje me raportin me Stresin. Ajo ka realizuar një video në Youtube ku i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve, ku shumë prej tyre ishin për lidhjen me Stresin. Duke folur për dasmën, Keisi la të kuptohet se ka qenë në planet e çiftit, por për shkak të pandemisë është shtyrë.

Normalisht tani jemi në kohë pandemie, kështu që nuk besoj është koha e përshtatshme për një dasmë. Prandaj nuk di ç’të them se ne jemi akoma në faza karantimi këtu. Por di të them që kur të ketë dasmë, unë dua dasmë shumë të madhe.”, tha Keisi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!