KED përfundon verifikimet, ndalon 7 kandidatë të garojnë për Gjykatën Kushtetuese

schedule12:13 - 31 Korrik, 2019

schedule 12:13 - 31 Korrik, 2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përfunduar verifikimet për një pjese të kandidatëve për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësi.

Kështu KED ka miratuar lejimin e kandidimit për gjyqtar në Kushtetuese të Elsa Toskës, e cila ka aplikuar për vendet vakante që ka shpallur Presidenti dhe Kuvendi.

KED njofton se ka vendosur të ndalojë kandidimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të 7 kandidatëve, të cilët kishin paraqitur interesin pas shpalljes së vakancave nga Institucioni i Presidentit të Republikës e Kuvendi.

Bëhet fjalë për:

1. Valbona Bala,

2. Klodian Rado,

3. Rexhep Bekteshi,

4. Sinan Tafaj,

5. Petrit Kaja,

6. Gëzim Allaraj,

7. Fiona Papajorgji.

Ndërsa për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, KED ka vendosur të lejojë kandidimin e Artur Metanit e të ndalojë atë të Genci Gjonçajt.

Në njoftimin e KED thuhet se në mbledhjen e radhës do shqyrtohen kandidaturat e Eris Hysit, Klodian Rados, Zhaklina Petos dhe Marsida Xhaferllarit.

Procedura e vlerësimit të kandidatëve nga KED përfshin kontrollin e pasurisë, figurën dhe integritetin si dhe kushtet ligjore që mundësojnë kandidimin./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!