KED i dërgon presidentit dy emrat për vendin vakant në Kushtetuese

schedule13:11 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 13:11 - 23 Dhjetor, 2020

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgon presidentit dy emrat e kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. Në mbledhjen e sotme është miratuar vendimi për pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve të lejuar,  Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. Në njoftim thuhet se KED do t’i përcjellë këto akte brenda ditës së sotme, pranë presidentit.

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 23.12.2020, vijoi mbledhjen, sipas rendit të ditës së njoftuar në datë 22.12.2020, në lidhje me miratimin e vendimeve për kandidatët e lejuar dhe miratimin e raportit përkatës mbi listën përfundimtare të renditjes, i cili do t’i dërgohet më pas organit të emërtesës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas diskutimeve miratoi vendimin për pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve të lejuar, Z. Aleksandër Toma dhe Z. Përparim Kalo për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese vakancë e parakohshme,e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020, si edhe listën përfundimtare të renditjes së bashku me raportin përkatës. KED do t’i përcjellë këto akte brenda ditës së sotme, pranë organit të emërtesës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Një ditë më parë, para presidentit Ilir Meta u betua Altin Binaj, anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese. Bashkë me Binajn Gjykata Kushtetutese ka 5 anëtarë, mes të cilëve Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgjin, por që ky institucion të jetë funksional duhet të ketë të paktën 6 anëtarë./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!