Kean doli me të kuq pas vetëm 40 sekondash lojë, por rekordin e mban Lorenzo

schedule12:07 - 6 Mars, 2023

schedule 12:07 - 6 Mars, 2023

Kartoni i kuq i marrë në mënyrë të menjëhershme nga Moise Kean pranë prërfundimit të sfidës Roma-Juventus padyqshim që bëri bujë.

Në minutën e 90-të, në vetëm 40 sekonda pasi ishte futur në lojë, sulmuesi i Juventusit u ndëshkua me kartonin e kuq nga gjyqtari kryesor për shkak të goditjes që i dha Mancinit pa top, ishte një ndërhyrje e ashpër me dashje nga nervat.

Është një rekord për këtë kampionat, por jo absuluti. Rekordin daton në vitin 1990 dhe i përket Giuseppe Lorenzos, i përjashtuar me të kuq vetëm pas 10 sekondash të ndeshjes kundër Parmës./h.ll/abcnews.al