“Ke shtuar 15 kg dhe fytyra të ka ndryshuar”, Bebe Rexha ndahet nga i dashuri pasi e kritikoi për peshën

schedule14:13 - 17 Korrik, 2023

schedule 14:13 - 17 Korrik, 2023

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha i ka dhënë fund lidhjes së saj të dashurisë me kinematografinë Keyan Safyari. Shkak është bërë një kritikë e tij, i cili i thoshte se është shëndoshur. Ishte vetë, këngëtarja që ndau në InstaStory një foto, ku lexohej mesazhi me tekst Safyari që kritikonte pamjen e saj.

“Ej, kurrë nuk të kam thënë që nuk je e bukur ose që nuk të dua. Në fakt, të thashë që ishe shumë e bukur dhe se sa shumë të doja. Por, të kam thënë që gjithmonë do të isha i sinqertë me ty dhe fytyra jote po ndryshonte, kështu që ta thashë… Për këtë po bisedonim dhe ti më pyete vetë… Doje që të gënjeja? Ke shtuar 15 kg dhe fytyra të ka ndryshuar. Duhet të bëj sikur nuk ka ndryshuar? Kështu do të ishte më mirë? Kur shtova unë 1 kg më quajte të shëndoshë. Kjo nuk do të thotë se ti nuk më do më. Nëse po kërkon arsye për t’u ndarë, ka më shumë kuptim, por nuk është kjo arsyeja e vërtetë.

Nëse nuk je e lumtur me mua, me veten ose me jetën dhe nuk sheh të ardhme së bashku, atëherë jemi dakord dhe kjo është arsyeja. Mos përdor diçka të tillë si armë për pasiguritë që mund të kesh. Ta dish që më je dukur gjithmonë e bukur dhe të kam dashur”, thuhet në tekstin që supozohet se është shkruar nga partneri i Bebes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!