KE propozon 9 miliard euro për Ballkanin gjatë periudhës 2021-2027

schedule15:38 - 6 Tetor, 2020

schedule 15:38 - 6 Tetor, 2020

Komisioni Europian propozon 9 miliard euro per Ballkanin për periudhën 2021-2027. Këtë e deklaroi komisioneri Oliver Varhelyi para Komisionit të punëve të jashtme në Parlamentin Europian, ditën e sotme.

“Investimet do të kryhen nëse qeveritë do të zbatojnë reformat e integrimit. Shqipëria është pranë përmbushjes së kushteve për konferencën e parë ndërqeveritare”, është shprehur komisioneri Varhelyi.

Ky propozim varet nga aprovimi perfundimtar i MFF buxhetit afatgjate të BE-së 2021-2027.

Investimet e BE-se do shkojnë në transformimin e burimeve energjitike, mbrojtjen e mjedisit, dixhitalizimit dhe mbeshtetjen e sekrorit privat.

Më tej komisioneri i zgjerimit ka thënë se është shpresëplotë se së shpejti mund të kemi konferencën e parë ndërqeveritare.

“Jam shpresëplote që të mund të kemi konferencën e parë ndërqeveritare”, ka shtuar ai.

Gjatë fjalës së tij Varhelyi ka theksuar se në Shqipëri janë bërë progrese me reformat dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Po ashtu ai ka shtuar se po e ndjek Reformën Zgjedhore dhe se do t’i shikojë vetë gjërat në terren.

“Janë bërë progrese të qëndrueshme për Reformën Zgjedhore dhe zbatimit të rekomandimeve të ODHIR. Ka progrese në reformën në drejtësi, ashtu si dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Po e shohim çështjen e Reformës Zgjedhore me sy te hapura mirë dhe do shkoj t’i shoh gjërat vetë ne terren”, ka thënë ai. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!