Kë prisni të arrestohet? Berisha: Gati të dëshmoj çdo herë, Basha i rrethuar nga vrasës të kthyer nga Siria

schedule13:58 - 13 Janar, 2022

schedule 13:58 - 13 Janar, 2022

Nga prokuroria e Tiranës, pas rreth 3 orësh dëshmi për protestën e 8 janarit në selinë blu, ish-kryeministri Sali Berisha i pyetur nga gazetarët se kë pret që të arrestojë drejtësia, nuk ka dhënë një emër, duke hedhur akuza se sipas tij janë te penguar në kryerjen e detyrës.

E bën me shaka ti këtë pyetje, këta janë në kontroll të plotë. Këta edhe të duan të bëjnë detyrën e ke parasysh ti si janë këta… A mundet oficeri i gardës të qëndrojë i rrethuar nga vrasës dhe trafikantë dhe mos t’i thotë komandantit të vetë që; atje nuk shkoj. Por ky super frikacak s’do vetëm gardën, por edhe vrasësit afër”.

Në një prononcim për mediat teksa tregoi se çfarë ka deklaruar para prokurorëve, Berisha akuzoi se është thirrur aty me urdhër të Kryeministrit Edi Rama, ndërsa e konsideroi 8 Janarin si aktin më të paimagjinueshëm dhe lidhjen flagrante të politikës me krimin. Ish-kryeministri deklaroi se kreu i PD-së, ditën e protestës mbrohej, nga njerëz fundamentalistë, sipas tij vrasës të kthyer nga Siria.

“Mos harroni se kjo është lidhja më flagrante e zbuluar deri më sot e politikës me krimin, kot merreni ju me tha ky në telefon tha ai, ky ishte me ta. Fondamentalist, janë persona që i kanë përkitur organizatave terroriste, persona që janë në hetim, në Siri dhe janë kthyer këta i  quaj unë fondamentalist. Nuk kanë lidhje ata,  me… dua ta saktësoj se ka pasur një keqinterpretim, interpretimi është vetëm ky. Çfarë duan ata në selinë e PD? ata janë mercenarë. Bashës si jepte siguri mbrojtja nga garda. Qëndrimi i gardës, pranimi nga garda për një rrethim  të dytë ky është krim shtetëror”.

Ish-kryeministri u shpreh i gatshëm të dëshmojë në prokurori sa herë që ta thërrasin

“Sa herë të më thërrasin do vij në prokurori, nëse thirrem edhe në gjykatë këtu është revolucioni të bëj gjyqin e krimit në Shqipëri”.

Ish-kryeministri shkoi në Prokurorinë e Tiranës në orën 11:00, ndërsa një orë pas tij u paraqit deputeti Flamur Noka. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!