Deputeti i PS-së, Ervin Bushati ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku foli për fushatën politike por u ndal gjithashtu dhe tek skandali me të dhënat personale të 910 mijë qytetarëve shqiptarë.
Gjatë bisedës, gazetari Enkel Demi i drejtohet me ironi deputetit duke i vënë në pah numrin 12, një numër që bashkëshortja e tij, Mesilda Doda, kandidate për deputete e PDIU-së, mban në fletën e votimit.
“Të falenderoj për një gjë personale që ke bërë, që ke ardhur sot me numrin e gruas time në bluzë. Faleminderit shumë. Domethënë tek lista e PD-së voto 12”, tha Enkeli. /abcnews.al