Komisioni Evropian, ka miratuar paketën prej 70 milion euro për vaksinat e COVID-19, në Bashkimin Evropian.
Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në Komisionin Evropian, Oliver Varhelyi nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter” bën me dije se do të vijojë mbështetja për vaksinat.
Në bazë të kësaj pakete, 70 milionë eurot do përdoren që vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë mundësinë e aksesit për vaksinën nëpërmjet vendeve të BE të cilat tashmë e kanë siguruar të gjitha dhe kanë filluar nga dita e djeshme procesin masiv të vaksinimit.
Theksohet se kjo paketë është e gjitha në formë grantesh për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria.
“Gjatë gjithë pandemisë, BE-ja ka treguar që ne e trajtojmë Ballkanin Perëndimor si partnerë të privilegjuar. Ne vazhdojmë të veprojmë në këtë frymë edhe në rastin e vaksinave, duke ndërmarrë hapa për të mundësuar një fillim të shpejtë të fushatave të vaksinimit për stafin kritik dhe grupet më të prekshme në rajon herët. Vaksinimi i shpejtë do të jetë vendimtar në përfundimin e pandemisë dhe fillimin e rimëkëmbjes socio-ekonomike të Ballkanit Perëndimor”, tha Varhelyi.
/abcnews.al/