KE merr vendimin, nga 1 shkurti ndryshon afati i vlefshmërisë së certifikatës së vaksinimit

schedule15:26 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 15:26 - 21 Dhjetor, 2021

Certifikatat e vaksinimit ndaj koronavirusit do të “skadojnë” nëntë muaj nga kryerja e dozës së dytë, në territorin e Bashkimit Evropian.

Në mënyrë që këto certifikata të jenë të vlefshme duhet të aplikohet doza e tretë e vaksinës. Ky vendim pritet që të hyjë në fuqi më 1 shkurt, sipas njoftimit të Komisionit Evropian.

Kjo nismë është marrë me qëllim që të inkurajohen qytetarët që të kryejnë dozën përforcuese për të rritur mbrojtjen ndaj variantit të ri të koronavirusit “Omicron”, por edhe atyre ekzistuese.

Ndërkohë, Greqia ka pasur një propozim akoma më “ekstrem”. Komiteti i Ekspertëve në shtetin helen ka rekomanduar reduktimin e kohëzgjatjes së certifikatës së Covid në 3 muaj.

Vendimi përfundimtar do të merret nga Ministria e Shëndetësisë, e cila do të shqyrtojë propozimin e shkencëtarëve dhe pritet të vijojë me njoftimet përkatëse. Sipas sugjerimit, të gjitha certifikatat e  lëshuara deri më 30.10.’21 do të skadojnë më 31.01.’22.

Pas 3 muajsh, pacientët do të kenë një muaj kohë për t’u vaksinuar kundër koronavirusit dhe për të marrë certifikatën e vaksinimit, në mënyrë që të lëvizin lirshëm. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!