KE: Ligji për Teatrin nuk shkel MSA, rihapni garën e amendoni ligjin

schedule15:14 - 10 Shtator, 2018

schedule 15:14 - 10 Shtator, 2018

Komisioni Europian i kërkon qeverisë shqiptare të rihapë garën për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar. Në një letër për sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë, Engjëll Agaçi, Komisioni sugjeron rishikimin e ligjit të posaçëm dhe garantimin e një gare të barabartë mes atyre që shprehin interes për projektin.

Përgjigja e shumëpritur për ligjin për teatrin mbërriti.

Komisioni Europian nuk ka asnjë kompetencë për të vlerësuar përputhshmërinë e Ligjit Special me kuadrin ligjor aktual të Shqipërisë, por nuk konstatohet as shkelje e Marrëveshjes së Stabilizim Asoociimit.

Letra mban firmën e Shefes së Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Mikela Matuela, dhe i drejtohet Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi.

 “Ligji Special, sikurse u adoptua, parashikon paracaktimin e një kontraktori pa tender të hapur, duke ngritur shqetësime sa i përket respektimin të parimit të mos-diskriminimit dhe parimeve të tjera të prokurimit publik të BE-së, trajtimit të barabartë dhe konkurencës së hapur. Prandaj, edhe pse deri në këtë fazë nuk është konstatuar asnjë shkelje ndaj Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Komisioni vijon të inkurajojë autoritetet shqitpare që të vazhdojnë më tej bazuar në parimet e prokurimit publik të BE-së si dhe të sigurojnë një akses jo-diskriminues për tregun”.

Në letrën e Matuelas sqarohet se: Artikulli 74(3) i MSA-së i referohet dhënies së aksesit të barabartë kompanive private që duan të lidhin kontrata, duke u bazuar në Ligjin Shqiptar mbi Prokurimet Publike. Komisioni Europian mirëpret vullnetin e autoriteteve Shqiptare për ta amenduar Ligjin Special, me qëllim hapjen e garës për projektin e Teatrit Kombëtar, në mënyrë që çdo kompani private të mund të aplikojë një propozim për projektin.

Tashmë mazhoranca i ka më të qarta idetë për miratimin ose jo të dekretit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta që kthente për rishqyrtim ligjin për teatrin e ri Kombëtar. Një prej arsyeve të shtyrjes së dekretit në 20 shtator ishte edhe letra që pritej nga Komisioni Europian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!