KE kundër Putin: Nuk do të njohim aneksimin e paligjshëm, Rusia rrezikon sigurinë globale

schedule15:14 - 30 Shtator, 2022

schedule 15:14 - 30 Shtator, 2022

“Rusia rrezikon sigurinë globale”, kështu kanë deklaruar anëtarët e Këshillit Europian pas aneksimit të paligjshëm të katër rajoneve të Ukrainës.

“BE-ja kundërshton dhe dënon pa mëdyshje aneksimin e paligjshëm të Rusisë të rajoneve Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson”, theksoi KE.

Në  deklaratën e lëshuar nga anëtarët e Këshillit Europian thuhet:

Ne kundërshtojmë me vendosmëri dhe dënojmë pa mëdyshje aneksimin e paligjshëm nga Rusia të rajoneve Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson të Ukrainës.

Duke minuar rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe duke shkelur hapur të drejtat themelore të Ukrainës për pavarësi, sovranitet dhe integritet territorial, parimet thelbësore të sanksionuara në Kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar, Rusia po vë në rrezik sigurinë globale.

Ne nuk i njohim dhe nuk do t’i njohim kurrë ‘referendumin’ ilegal që Rusia ka përdorur si pretekst për këtë shkelje të mëtejshme të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, as rezultatet e tyre të falsifikuara dhe të paligjshme.

 Ne kurrë nuk do ta njohim këtë aneksim të paligjshëm. Këto vendime janë të pavlefshme dhe nuk mund të prodhojnë asnjë efekt juridik. Krimea, Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk janë pjesë e Ukrainë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha shteteve dhe organizatave ndërkombëtare që ta refuzojnë pa mëdyshje këtë aneksim të paligjshëm.

Ne ritheksojmë se Bashkimi Europian do të qëndrojë pranë Ukrainës dhe do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fortë ekonomike, ushtarake, sociale dhe financiare për Ukrainën për aq kohë sa do të jetë e nevojshme”.

/abcnews.al