KE-ja: Platformën europiane e energjisë e hapur për Ballkanin. Vendet e rajonit të ftuara në 5 maj

schedule20:14 - 2 Maj, 2022

schedule 20:14 - 2 Maj, 2022

Në vijim të takimit të jashtëzakonshëm të ministrave të energjisë, komisionerja për energjinë, Kadri Simson, ka deklaruar në konferencë për shtyp, se në kuadrin e  krijimit të platformës europiane të energjisë, Bashkimi Europian do të asociojë Ballkanin Perëndimor me këtë platformë.

Gazetarja Erisa Zykaj në një lidhje me “Radari Informativ” në Abc të gazetares Fabiola Hoxha, ka bërë të ditur se komisionerja Simson ka nënvizuar se për të diversifikuar furnizimin e gazit në Europë dhe adresimin e sfidave për sigurinë energjetike, Bashkimi Europian ka krijuar një task force.

Një takim i nivelit të lartë të kësaj task force do të mbahet në 5 maj në Sofje, ku ne kemi ftuar edhe partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor. Platforma europiane e energjisë do të jetë e hapur për vendet partnere të Lindjes dhe për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë, një hap drejt konkretizimit të pavarësisë energjitike vjen nga rajoni i Ballkanit. Burime të Këshillit Europian kanë konfirmuar, se presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel do të jetë prezent nesër në përurimin e interkonjeksionit të gazit Greqi-Bullgari (IGB), i cili kryesisht do të transportojë gaz nga Azerbajxhani në vendin e tij. Presidenti Charles Michel, është ftuar nesër nga kryeministri Mitsotakis, ku do jenë prezentë kryeministri Petkov i Bullgarisë, së bashku me presidentin Vuçiç të Serbisë dhe kryeministrin Kovaçevski të Republikës së Maqedonisë së Veriut për përurimin e ndërtimit të sistemit të pavarur të gazit natyror të Aleksandoupolis (INGS) i cili do të përmirësojë furnizimin me gaz dhe infrastrukturën në të gjithë rajonin e Evropës Juglindore.

Për Bashkimin Europian, terminali lundrues LNG i Aleksandoupolis do të ndihmojë në arritjen e qëllimit të BE-së për të hequr gradualisht varësinë e saj nga gazi rus sa më shpejt të jetë e mundur, siç u vendos nga Këshilli Evropian në mars. Projekti do të ofrojë burime dhe rrugë të reja të furnizimit me gaz natyror dhe do të rrisë sigurinë e furnizimit në Greqi, Bullgari dhe vende të tjera të rajonit të Ballkanit”, tha Zykaj në Abc duke zbardhur takimin e Minsitrave të Energjisë në BE.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!