Komisioni Europian i ka prezantuar sot Këshillit të Bashkimit Europian kuadrin negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për çeljen e negociatave.
Gazetarja Erisa Zykaj raporton për Abc News se Komisioni Europian konfirmoi prezantimin e tyre në një komunikatë për shtyp.
Për përcaktimin e një date për hapjen zyrtare të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet që ky kuadrër negociues të aprovohet nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian.
Kuadri negociues përmban parimet, strukturën, thelbin e procesit të negociatave dhe bazohet në metodologjinë e rishikuar të zgjerimit për dy vendet.
Në muajin mars vendet anëtare të BE miratuan hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por ende nuk ka një datë për të dy vendet se kur do të zhvillohet konferenca e parë ndërqeveritare. /abcnews.al

