KE i jep Veliajt çmimin “Kryebashkiaku më miqësor ndaj komunitetit rom”

schedule18:37 - 9 Prill, 2018

schedule 18:37 - 9 Prill, 2018

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u nderua në Bruksel me çmimin e Komisionit Europian “Kryebashkiaku më miqësor me komunitetin rom”.

Në Javën e komunitetit Rom, Komisioni Europian i dha kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, çmimin “Kryebashkiaku më miqësor me komunitetin rom”. Ky çmim iu dorëzua çmimi në Bruksel, gjatë një ceremonie të posaçme të organizuar në Parlamentin Europian.

Erion Veliaj: “Jam shumë i lumtur që Tirana sot krenohet si kryeqyteti më miqësor me Komunitetin Rom. Është mënyra më e mirë për të shpërblyer punën e të gjithë atyre që kanë punuar për të zgjidhur disa tema shumë të rëndësishme në qytetin tonë, duke filluar nga çështja e strehimit për komunitetin rom te “Bregu i Lumit”, te Liqeni Artificial apo në zonën e Shkozës”.

Ai shtoi se kjo sjellje ndaj këtij komuniteti e bën jo vetëm Tiranën, por gjithë vendin më perëndimor dhe e sjell atë më afër Bashkimit Europian.

Erion Veliaj: “Dua të falenderoj të gjithë ata kolegë, edhe nga komuniteti ndërkombëtar, duke filluar nga kryeministria, qeveria, amabasada jonë këtu në Bruksel dhe gjithë rrjeti i njerëzve që bënë të mundur këtë histori suksesi”.

Forcimi i rolit të komunitetit rom në vendimmarrjen vendore dhe kombëtare, sipas Veliajt, ndikon në integrimin e tyre në shoqëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!