Kë do vriste 28-vjeçari në Vlorë? Policia i prish planet, çfarë dihet për të shkuarën e tij

schedule13:55 - 24 Mars, 2023

schedule 13:55 - 24 Mars, 2023

VLORË- Policia e Vlorës arriti të parandalojë një atentat të mundshëm në qytet. Për këtë u vu në pranga një 28-vjeçar, ndërsa dy 17-vjeçarë të tjerë u proceduan në gjendje të lirë pasi po lëviznin bashkë me të riun në makinë kur dhe u bë arrestimi i tij.

Gazetari Elton Nikaj thotë se është e konfirmuar se i arrestuari do kryente një antenat, por nuk dihet se kush ishte shënjestra e tij.

“28 vjeçar është ndaluar, ndërsa hetimet janë duke vijuar. Është konfirmuar se do kryente një atentat në qytetin e Vlorës. Në procedim penal janë edhe dy 17-vjeçarë, që akuzohen për moskallëzim krimi. Pritet të merret në pyetje 28-vjeçari. Ajo që është konfirmuar edhe nga vetë Policia është se është parandaluar një ngjarje kriminale.”, raportoi gazetari.

Aktualisht, sipas informacioneve paraprake, i arrestuari nuk rezulton me precedent të mëparshëm penal, por gjithsesi do jenë hetimet dhe dëshmia e dy minorenëve, që do të hedh dritë për planin që kishte menduar Donald Petani ( Alimuca).

“Të paktën deri tani nuk konfirmohet të ketë pasur precedent, por janë informacione shumë të rezervuara, sepse kishim të bënim me një atentat të mundshëm të 28-vjeçarit ndaj një personi”, raportoi më tej gazetari./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!