Kë do të vrisnin?! Kapen me armë dhe 7 celularë 2 persona në Tiranë

schedule09:29 - 11 Tetor, 2022

schedule 09:29 - 11 Tetor, 2022

Redi Hoxha, 36 vjeç, dhe Alban Begeja, 42 vjeç u arrestuan nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Selita.”

Policia njofton se të dy shtetasit qarkullonin me armë zjarri pistoleta në automjet.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të rrethit të Selitës, në një automjet, qarkullonin persona të armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Selita”.

Policia ndaloi automjetin me drejtues Redi Hoxhën dhe pasagjer Alban Begeja.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 7 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/Abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!