Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka pranuar të tregojë se cilin nga kandidatët për Bashkinë e Tiranës mbështet në primaret brenda Partisë Demokratike.
Në një konferencë për mediat, Meta tha se emrat janë njëri më i mirë se tjetri, ndërsa e cilësoi procesin një hap shumë pozitiv.
“Emrat janë njëri më i mirë se tjetri. Procesi gjitahstu është një hap shumë pozitiv, i ftoj të gjithë kandidatët të shpalosin platformat e tyre për rivendosjen e llogaridhënies në bashkinë e Tiranës. Ne mëbështesim procesin dhe jam i sigurt se në fund cilido që do të fitojë do të gëzojë përkrahjen e kolegëve në qëllimin e përbashkët që Tiranë t’u ikë nga duart tiranëve”, tha Meta.
/abcnews.al