Komisioni Evropian ka arritur një marrëveshje me kompaninë Moderna për të marrë vaksinën e saj Covid-19 , i tha një zyrtar evropian Reuters.
Moderna njoftoi të hënën e kaluar se vaksina e koronavirusit që ajo ka krijuar dhe po testohej, tregoi 95% efektivitet.
Ky zhvillim ndjek rezultatet e ngjashme të njoftuara nga Pfizer rreth dy javë më parë, me efektivitetin e vaksinës së vet që ishte rreth 90%.
Të dy kompanitë përdorën një qasje mjaft inovative dhe eksperimentale për hartimin e vaksinave të tyre.
Në gusht, Komisioni Evropian, i cili po udhëheq bisedimet me kompanitë në emër të vendeve anëtare të BE, njoftoi se bisedimet paraprake kishin përfunduar me synimin për nënshkrimin e një kontrate për furnizimin e 80 milion dozave të vaksinës dhe parashikimin e blerjes së një shtesë me 80 milion doza të tjera. /abcnews.al