“Ke 30 minuta kohë”, Meta thotë se një ambasadë i kërcënoi zëdhënësin

schedule16:11 - 21 Nëntor, 2019

schedule 16:11 - 21 Nëntor, 2019

Presidenti Meta përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se sot paradite një ambasadë e huaj në Tiranë ka kërcënuar zëdhënësin e Presidentit Tedi Blushi, për një status të tij në rrjetin social Facebook.

Sipas Metës zëdhënësit Blushi i është thënë se kishte 30 minuta kohe të fshinte statusin, përndryshe do kishte pasoja.

“Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash.
Kam kërkuar hetim të menjëhershëm.
Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës”
, shkruan Presidenti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!