Senati amerikan ka votuar me diferencë të ngushtë votash për avancimin e procesit të konfirmimit të të zgjedhurit të presidentit Trump për drejtimin e Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara.
Votimi i së premtes ishte një test për mbështetjen e kandidatit Bret Kavanah, i përballur me akuza për krime seksuale nga disa gra. Tani sytë janë kthyer nga e shtuna, kur do të mbahet votimi final.
Duke komentuar votimin e së premtes në profilin e tij në Tëitter, presidenti Trump është shprehur “shumë krenar”. Procesi kaloi me 51 vota pro, që është dhe kuota e shumicës që republikanët kanë ndaj 49 anëtarëve demokratë të Senatit.
Votimit të Kavanah i parapriu një protestë masive e mbajtur në Uashington kundër ngacmimeve seksuale, që u mbyll me qindra të arrestuar. Gjithashtu, protesta u mbajtën edhe jashtë zyrës së një senatori republikan./abcnews.al