Lokali ku Arjan Gosa piu kafen e fundit me të atin kishte mbyllur qepenat të hënën.
Në vendngjarje gjurmët e vrasjes ishin fshirë.
Qyteti, me zhurmat e fëmijëve në shkollën fare pranë lokalit e lëvizjet e shumta në rrugë i ishte kthyer normalitetit.
Dy ngjarje, me tre viktima në më pak se dy muaj kanë tronditur jo pak banorët e qytetit të vogël.
Ata që e njihnin Arjanin, 48-vjeçarin që u qëllua për vdekje nga Habib Rexha, tregojnë se nuk ishte problematik
Ngjarja disa i ka frikësuar, thonë se plumbat e hakmarrjes mund të prekinin persona të pafajshëm.
Krimi i të dielës e ka zanafillën fundmarsin e këtij viti ku Altin Rexha dhe Edmond Gosa vranë njëri-tjetrin pas një konflikti banal. Vëllai i Altinit, Habibi u kthye enkas nga Italia për t`i marrë jetën Arjan Gosës, i cili nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen e dy muajve më parë. Me tre viktima e nje autorë në arrati nuk dihet nëse seria e vrasjeve të Kavajës përmbyllet me vrasjen e të dielës.