Katy Perry shtatzënë, këngëtarja jep lajmin e bukur përmes një klipi

schedule11:40 - 5 Mars, 2020

schedule 11:40 - 5 Mars, 2020

35-vjeçarja zbuloi papritur barkun e rrumbullakosur në fund të videos së re muzikore, “Never Worn White”.

 

Ky do të jetë fëmija i saj i parë me të fejuarin Orlando Bloom pasi aktori 43-vjeçar tashmë është babai i djalit 9-vjeçar Flynn me ish-gruan Miranda Kerr.

Katy konfirmoi lajmet në Twitter vetëm disa minuta pas premierës botërore ndërsa shkruante: “O Zot jam aq e lumtur saqë nuk e fsheh dot më, ose të mbaj një çantë të madhe para”.

Pothuajse një orë pas premierës së videos, Perry hyri në Instagramin e saj për të folur ekskluzivisht për shtatzëninë shkruan SkyNews

Këngëtarja zbuloi se fëmija i saj me Bloom do të lindë në muajt e verës.

“Shumë gjëra do të ndodhin këtë verë. Do të lind në kuptimin e parë të fjalës, por edhe figurativisht do të sjell në jetë diçka që mezi e prisni,” tha ajo, duke iu referuar albumit të ardhshëm.

Kur u pyet për ndjenjat e saj që do të bëhet një nënë, Perry u shpreh se e pret me padurim, si dhe se ndjen një lehtësim të jashtëzakonshëm që mundi të ndajë të rejat mbi jetën e saj me botën.

Pak ditë më parë ajo i shqetësoi të gjithë kur humbi ndjenjat në spektaklin e famshëm “American Idol”. Askush nuk tha asgjë për këngëtaren, por tani e kuptuam arsyen./abcnews.al