Ylli i pop-it Katy Perry dhe 6 gra të tjera kthehen nga hapësira. Këngëtarja 40-vjeçare shkoi në hapësirë bashkë me të fejuarën e miliarderit Jeff Bezos, Lauren Sanchez, inxhinieren Aisha Bowe, gazetaren Gayle King, producenten Kerianne Flynn dhe aktivisten Amanda Nguyen.
Katy Perry bëhet kështu ylli i parë i pop-it që eksploron hapësirën. Në fakt ngjarja e madhe dhe shumë e rëndësishme e kësaj të hëne, është një moment historik. Kjo është hera e parë që një ekuipazh vetëm me gra eksploron hapësirën, që prej vitit prej vitit 1963 kur astronautja ruse Valentina Tereshkova shkoi vetëm në hapësirë.
Katy Perry dhe 6 gratë e tjera udhëtuar përreth 11 minuta në hapësirë me raketën e Jeff Bezos. Mediat e huaja treguan drejtpërsëdrejti pamjet e uljes së suksesshme të raketës dhe kthimit të 6 grave përsëri në Tokë.
/abcnews.al