Katherine Schwarzenegger dhe Chris Pratt janë bërë prindër për herë të parë.
Sipas Entertainment Tonight, 30 vjeçarja dhe ylli i “Marvel” raportohet se kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë.
Vëllai i Schwarzenegger, Patrick, gjithashtu konfirmoi lajmin në një video të ndarë nga Entertainment Tonight të dielën, duke thënë se ‘motra e tij dhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore’.
Kujtojmë se aktori i “Avengers” dhe Schëarzenegger u martuan në qershor 2019 vetëm pak muaj pas fejesës, ndërkohë dyshja filluan takimet në vitin 2018./abcnews.al