Katërkëndëshi i Turqisë, Sirisë, Rusisë dhe Iranit takohen për herë të parë pas 12 vitesh

schedule16:27 - 9 Maj, 2023

schedule 16:27 - 9 Maj, 2023

Ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Sirisë pritet që të takohen nesër në Moskë, në prani të homologëve të tyre rusë dhe iranianë, për herë të parë që nga shpërthimi i luftës civile në vitin 2011,  njoftoi Ankaraja .

Qëllimi i këtij katërkëndëshi është “shkëmbimi i pikëpamjeve për normalizimin e marrëdhënieve midis Turqisë dhe Sirisë ”, thuhet në deklaratën e

Në deklaratën e shpërndarë nga ministria e jashtme turke, ku theksohet se qëllimi i këtij takimi katërpalësh është shkëmbimi i pikëpamjeve për normalizimin e marrëdhënieve midis Turqisë dhe Sirisë.

Qëllimi ynë është të arrijmë stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në Siri, të bashkëpunojmë në luftën kundër organizatës terroriste YPG/PKK që dëshiron ndarjen e Sirisë dhe na kërcënon prej andej, dhe të sigurojmë që sirianët në Turqi të kthehen në shtëpitë e tyre, vullnetarisht. dhe në mënyrë të sigurtë ”, ka thënë ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.

Vizita dyditore e Çavusoglu në Moskë do të fillojë sot, të martën. Në margjinat e takimit katërpalësh pritet që ai të ketë kontakte dypalëshe.

Dhjetorin e kaluar, ministrat e mbrojtjes dhe shefat e inteligjencës së Turqisë , Rusisë dhe regjimit sirian u takuan në Moskë dhe ranë dakord të vazhdojnë kontaktet e tyre për sigurinë e Sirisë dhe rajonit më të gjerë. Në këto bisedime është përfshirë edhe Irani.

Që nga viti 2016, Turqia ka nisur disa operacione ushtarake në veri të Sirisë, kryesisht kundër Forcave për Mbrojtjen e Popullit Kurd (YPG), një organizatë që ajo e konsideron një degë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!