Katër vite pas tragjedisë në Genoa, ku një urë u shemb dhe 43 persona mbetën të vrarë, Italia fillon sot një gjyq me 59 të pandehur të ndjekur penalisht për vrasje nga pakujdesia dhe cenim i sigurisë së transportit.
Ura Morandi, pjesë e një autostrade kyçe midis Italisë dhe Francës u shemb më 14 rrëzohen, një pjesë duke humbur jetën.
Tragjedia hodhi në qendër të vëmendjes gjendjen e infrastrukturës së transportit të Italisë. Autostrade per l’Italia (ASPI), e cila drejton pothuajse gjysmën e rrjetit të autostradave të vendit, akuzohet për dështimin në mirëmbajtjen e urës që u përurua në vitin 1967.
Për një nga prokurorët, Ëalter Cotugno, “ura Morandi ishte një bombë me sahat”.
Cotugno është i bindur se drejtorët e Autostrade dhe kompanisë inxhinierike Spea, të ngarkuar me mirëmbajtjen, ishin të vetëdijshëm për rrezikun e kolapsit, por ngurruan të financonin punën për të ruajtur dividentët e aksionerëve.
Shumica e të pandehurve të thirrur nga gjykata e Genovas janë drejtues dhe teknikë të dy kompanive. /abcnews.al