Të paktën katër persona janë vrarë pasi tornado përfshiu jugun e SHBA-së. Gjithashtu raportohet edhe për dëme të mëdha materiale dhe duke lënë dhjetëra mijëra njerëz pa energji elektrike.
Të shtunën dhe të dielën, rreth 40 tornado u raportuan në Teksas, Karolinën e Veriut, Luiziana, Xhorxhia dhe Arkansas.
Dy viktima u raportuan në Misisipi, një tjetër në Teksas dhe një tjetër person humbi jetën në Karolinën e Veriut.
Rreth 80 njerëz vriten çdo vit nga tornadot në SHBA, sipas statistikave të Shërbimit Kombëtar të Motit.
/abcnews.al/