Katër persona kanë mbetur të vdekur pas të shtënave me armë në Kansas të SHBA-së. CNN shkruan se ngjarja ndodhi këtë të diel.
Autori ka qëlluar në një bar, ku gjithsej ndodheshin nëntë persona. Pesë personat e tjerë mbetën të plagosur.
Gjithashtu autori nuk është vënë akoma në pranga. Nuk dihen ende detajet e kësaj ngjarje./ABC News Albania 24/7