Katër të vdekur në një sulm rus në Kherson

schedule14:24 - 5 Shkurt, 2024

schedule 14:24 - 5 Shkurt, 2024

Të paktën katër persona u vranë sot dhe një tjetër u plagos në një sulm rus në qytetin Kherson, në jug të Ukrainës, siç njoftoi kreu i komandës ushtarake të Kherson, Roman Mrochko.

“Tre nga të vdekurit janë burra të moshës 45 dhe 50 vjeç, të cilët ishin në një makinë, dhe e katërta është një grua që ishte në rrugë në momentin e sulmit”, tha zyrtari në një postim në Telegram.

/abcnews.al